Shumë prej nesh nuk e kuptojnë se disa zakone të përditshme mund të ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e lëkurës. Përveç moslarjes së grimit para gjumit, këto janë disa gabime që duhet të evitohen:
Larja e tepërt
Lëkura nuk ka nevojë të pastrohet më shumë se dy herë në ditë, përveçse pas stërvitjes. Larja shumë e shpeshtë mund të shkaktojë tharje dhe plakje të parakohshme.
Përdorimi i produkteve të gabuara
Sapuni i zakonshëm mund të dëmtojë yndyrnat natyrale të lëkurës dhe të shkaktojë acarim. Zgjidhni produkte me përbërës qetësues si çaji jeshil ose aloe vera. Për problemet me aknet, kërkoni produkte me acid salicilik.
Peeling-u i tepruar
Nuk duhet bërë më shumë se një herë në javë. Peeling-u ndihmon të heqë qelizat e vdekura dhe të rigjenerojë lëkurën, por përdorimi i tepruar mund ta dëmtojë.
Moslarja e fytyrës para gjumit
Edhe nëse e keni hequr grimin me qumësht ose peceta, fytyra duhet larë me locion pastrues për të hequr çdo mbetje dhe papastërti në thellësi.
Uji i nxehtë dhe pecetat e lagura
Shmangni larjen me ujë shumë të nxehtë, veçanërisht në dimër, pasi thaj lëkurën. Pecetat e lagura për heqjen e grimit nuk e pastrojnë fytyrën sa duhet dhe mund të irritojnë lëkurën.
Duke ndjekur këto këshilla, lëkura juaj do të qëndrojë më e pastër, e hidratuar dhe më e shëndetshme.