Food & Drink Lifestyle

Nëse keni probleme me gjumin, konsumoni këto ushqime!

Të gjithë e dimë rëndësinë që ka gjumi për shëndetin e përgjithshëm, duke theksuar se jo vetëm një rutinë relaksuese para gjumit, por edhe dieta, luajnë një rol të madh në cilësinë e gjumit.

Sipas Aditi Mehrotra nga Fondacioni Nourishing Schools, zgjedhjet që bëjmë në ushqimin e përditshëm ndikojnë direkt në mënyrën se si biem në gjumë dhe si ndjehemi kur zgjohemi.

Në këtë kuadër, nutricionisti Bharat Naidu nga Multifit ka rekomanduar pesë superushqime që mund të përmirësojnë gjumin dhe të ndihmojnë trupin të relaksohet natën:

Qershitë

Këto fruta të shijshme përmbajnë melatonin, hormonin që rregullon ciklin e gjumit, duke ndihmuar në përmirësimin e natyrshëm të gjumit.

Bajame

Ato janë një burim i shkëlqyer magnezi dhe triptofanit, dy komponime që ndihmojnë trupin të relaksohet dhe të përgatitet për gjumë të thellë.

Bananet

Banania është e pasur me kalium dhe magnez, minerale që ndihmojnë në relaksimin e muskujve dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Tërshëra

Kjo drithë është një burim i shkëlqyer i karbohidrateve komplekse dhe melatoninë, që mund të ndihmojnë trupin të bie në gjumë më shpejt dhe të qëndrojë në gjumë për një kohë më të gjatë.

Kivi

Ky frut i pasur me vitamina C, K dhe serotonin ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe krijon një ndjenjë të përgjithshme të qetësisë.

Sipas ekspertëve, një kombinim i ushqimeve të zgjedhura me kujdes dhe një rutinë e qetë para gjumit mund të bëjnë mrekulli për gjumin tuaj, duke kontribuar në shëndetin dhe energjinë tuaj të përgjithshme.