Një person manipulues është si një profesionist i trajnuar, me të nuk është e këshillueshme të hyni në diskutime. “Mos debato me njerëz të paditur, ata do të të zbresin në nivelin e tyre, e pastaj do të të mposhtin me përvojë”- janë fjalët e Mark Twain-it që secili duhet t’i ketë parasysh para se të hyjë në çfarëdo debati.
Kur në një debat humbasim qetësinë, në atë moment jemi të mposhtur dhe të manipuluar. Nëse ndodh të përballeni me një manipulator, ose jeni të detyruar të debatoni me të, këto 3 fjali do t’ju ndihmojnë të ruani qetësinë,
1. Më vjen keq që ndihesh kështu
Kur manipulatori bëhet i ashpër, nuk përmbahet nga fjalët fyese, bërtet apo kërcënon (“Ti je fajtor, e di pse e the këtë…”), përgjigjja “Më vjen keq që ndihesh kështu” tregon se ju e pranoni se ai ndjehet keq, por në të njëjtën kohë ia bëni të qartë se ndjenjat e tij janë përgjegjësia e tij, jo e juaja.
Manipulatori kërkon të provokojë reagimin tuaj të tepërt dhe të ushqehet me të. Kjo fjali është përgjigje e qetë dhe kulturuar, pa i dhënë karburant sulmit të tij.
2. Unë mund të pranoj mendimin tënd të gabuar për mua
Kjo fjali ndërpret menjëherë debatin që shkon në drejtim të dëmshëm për ju. Me të i tregoni se mendimi i tij është çështje e tij dhe nuk ka të bëjë me vlerën tuaj. Secili prej nesh e di kush është dhe çfarë ka thënë ose bërë, mendimi i manipulatorit është vetëm i tij. Kështu tregoni respekt për të, por pa pranuar që mendimi i tij të ndikojë mbi ju.
3. Zemërimi yt është përgjegjësia jote
Manipulatorët shpesh i nuhasin dhe i synojnë personat empatikë dhe të ndjeshëm, ata janë preja më e lehtë. Me shpërthimet e tyre, manipulatorët përpiqen të marrin kontrollin mbi ju. Por në momentin kur kuptoni se zemërimi i tij është çështje e tij dhe jo e juaja, ju çliroheni. Nëse refuzoni të hyni në debat me manipulatorin, ju jeni ai që del fitues.