Frigoriferi është një nga pajisjet më të rëndësishme në çdo kuzhinë. E përdorim çdo ditë, por shumë prej nesh nuk e dinë se mund ta jemi duke e përdorur gabim. Sipas një eksperti në TikTok, shumica e njerëzve neglizhojnë një pjesë shumë të rëndësishme të frigoriferit, rregullatorin e temperaturës, atë rrotullën me numra që ndodhet brenda pajisjes. Injorimi i saj mund të çojë në prishjen më të shpejtë të ushqimeve, shfaqjen e lagështisë, grumbullimin e akullit dhe konsum më të lartë të energjisë elektrike.
Çdo frigorifer ka një rrotull (ose dial) të brendshme me numra, zakonisht nga 1 deri në 5 ose nga 1 deri në 7. Shumë njerëz e rrotullojnë atë pa e ditur funksionin e saj real. Në fakt, ajo kontrollon kohën që kompresori punon, duke ndikuar kështu në temperaturën e brendshme. Nëse e vendos gabim, mund të kesh këto pasoja. Ushqimi prishet më shpejt, krijohet lagështi ose myk, akulli grumbullohet brenda frigoriferit, rritet konsumi i energjisë.
Për shkak të temperaturave të larta dhe ajrit të ngrohtë që hyn sa herë hapet dera, vendose në një vlerë më të lartë; 4 ose 5. Kur temperaturat janë më të ulëta, mund ta vendosësh në 2 ose 3 për të kursyer energji. Nëse frigoriferi është i mbushur nevojitet më shumë ftohje, ndaj vendose tek 3 ose 4. Mjafton një nivel më i ulët, si 2 ose 3. Kujdes nga grumbullimi i akullit. Nëse vëren që brenda frigoriferit po formohet akull, hiqe me kujdes, ule pak temperaturës dhe mos harro që ndryshimet në temperaturë kërkojnë të paktën 8 orë për të dhënë efekt.
Përdor një termometër frigoriferi për ta matur saktë. Vendose në qendër të frigoriferit, jo tek dera. Temperatura ideale duhet të jetë ndërmjet 3–4°C. Prit 24 orë pas çdo rregullimi për të parë rezultatin. Mos e mbush frigoriferin tepër, ajri duhet të qarkullojë. Mbaje derën të mbyllur sa më shumë që të jetë e mundur. Pastro spiralet dhe kontrollo vulën e derës për të shmangur humbjen e ftohtësisë.