Një entuziaste pastrimi ka zbuluar disa truke që mund të mos i dini, përfshirë edhe mënyrën se si të largoni aromat e padëshiruara nga frigoriferi. Me shumëllojshmërinë e ushqimeve që mbajmë në frigorifer, aromat shpesh përzihen dhe, nëse ushqimet prishen, mund të krijojnë erë të pakëndshme. Për të luftuar aromat që dalin nga frigoriferi, influencuesja e pastrimit Georgia ndau një truk të thjeshtë që përdor vetëm një përbërës natyral. Në një video në TikTok këtë javë, ajo shpjegoi se zgjidhja më e mirë është soda e bukës. Mjafton të vendosni një sasi të bollshme sode buke në një tas dhe ta lini brenda në frigorifer.
Ajo tha:
Për të larguar çdo erë të pakëndshme nga frigoriferi, përdorni bikarbonat sode dhe ai do të përthithë të gjithë aromën e keqe.
Soda e bukës konsiderohet një nga zgjidhjet natyrale më të mira për pastrim në shtëpi, por ajo funksionon edhe si deodorant i fuqishëm. Si substancë alkaline, soda e bukës ndihmon në eliminimin e aromave të këqija duke neutralizuar erërat acide. Kjo ndodh përmes një reaksioni kimik që ndryshon nivelin e pH-së së aromës dhe çliron përbërës me erë më të lehtë. Si deodorant natyral, soda e bukës vepron në mënyrë të ngjashme me shumë freskues ajri. Në varësi të shkaktarit të erës, mund të duhen deri në tre ditë që aroma të zhduket plotësisht. Ekspertët e tyre shtuan se soda e bukës mund të zëvendësohet sa herë që është e nevojshme. Edhe Martha Stewart rekomandon disa përbërës të tjerë për largimin e aromave të këqija, si qymyri aktiv, uthulla, limonët dhe llumi i kafesë.