Sport

Nesër në orën 20:00 zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Teutës e Tiranës

Nesër në orën 20:00 zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Teutës e Tiranës në Stadiumin “Air Albania”, FSHF-ja kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e Kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte. Duke theksuar se sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një finale, konform rregullave dhe distancimit, Federata kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh.