Opozita do të rikthehet sërish nesër në protestë për largimin e Ramës, por ndryshe nga herët e tjera qytetarët do të mblidhen para kryemistrisë në orën 18:00. Skenari i protestës është i ngjashëm me atë të dy protestave të tjera masive, ky qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë, dhe në dy pjesët anësore të saj ana e piramidës dhe në rrugën “Ismail Qemali”. Ndërkohë rreth 1300 forca police do të angazhohen për mbarvajtjen e protestës.