Food & Drink Health & Beauty

Nespullat, fruti i pranverës! A i dini vlerat e jashtëzakonshme për shëndetin dhe a duhet të konsumohen nga fëmijët?

Nespulla, një frut me origjinë nga Japonia, po shfaqet më herët këtë vit në tregjet shqiptare për shkak të temperaturave të larta në muajt shkurt dhe mars.

E njohur për aromën magjepsëse dhe shijen unike mes pjeshkës, mangos dhe mollës, kjo pemë shumëvjeçare jo vetëm zbukuron oborret, por ofron edhe përfitime të shumta shëndetësore.

E pasur me ujë, fibra, vitamina (A, B, C), minerale si kalium, kalçium, zink, si dhe acide Omega-3 e Omega-6, nespulla ndihmon në uljen e temperaturës, pastrimin e rrugëve urinare, rregullimin e tretjes dhe presionit të gjakut, si dhe në përmirësimin e metabolizmit dhe shikimit.

Gjethet e saj përdoren prej kohësh në mjekësinë popullore për qetësimin e sistemit nervor dhe trajtimin e sëmundjeve të lëkurës.

Megjithatë, duhet pasur kujdes me farat e frutit, pasi ato përmbajnë substanca toksike që mund të shkaktojnë të vjella dhe marramendje, veçanërisht tek fëmijët.