Bota

Netanyahu u shfaq me një QR Code në xhaketë gjatë fjalimit në OKB, zbuloni cili ishte kuptimi!

Gjatë fjalimit 40-minutësh në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Kryeministri izraelit Benjamin Natenyahu mbante në xhaketë një QR Code të ngjitur në jakë, një simbol i fushatës për të tërhequr vëmendjen për sulmet e 7 tetorit në Izrael që kishte shpërndarë në të gjithë qytetin e Nju Jorkut.

Netanyahu u kërkoi të pranishmëve të skanoni kodin QR dhe të vizitojnë një faqe interneti që, sipas tij, dokumentojnë krimet kundër njerëzimit të kryera nga Hamasi më 7 tetor.

Faqja paraqet foto të trupave të shkatërruar dhe ndërtesave të shkatërruara si pasojë e sulmeve.

“Hamas ka sulmuar Izraelin nga Gaza në një sulm masiv terrorist kundër civilëve”, thuhet në faqen e internetit.

“Shumë njerëz në botë kanë harruar 7 tetorin”, tha Netanyahu, “por ne e mbajmë mend.”

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një fjalimi të mbajtur së fundmi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e ka quajtur të turpshme njohjen e Palestinës së fundmi nga Franca dhe Britania e Madhe.

Sipas tij, ky vendim është “vetëvrasje kombëtare” për Izraelin. “Është çmenduri e pastër, është çmenduri dhe ne nuk do ta bëjmë”, thotë kryeministri izraelit.

Në fjalimin e tij, Netanyahu ka folur edhe për atë që ai e quan “boshti i terrorit të Iranit”.