Celebrities Film & Tv

Netflix gati për një tjetër serial bazuar në histori të vërtetë, mbi vrasësin famëkeq Ed Gein!

Pas suksesit të serialit për Jeffrey Dahmer dhe vëllezërit Menendez, Netflix vazhdon me përmbajtjen e “krimit të vërtetë”, dhe aktualisht po xhiron një serial për një tjetër vrasës serial, Ed Gein. Antologjia e Ryan Murphy “Monsters” do të ketë një seri të tretë dhe Netflix ka konfirmuar se do të përqendrohet në Ed Gein, i cili njihet gjithashtu si Kasapi i Plainfield ose Fantazma e keqe e Plainfield, i cili vrau njerëz në periudhën midis fundit të viteve 1940 dhe ato të viteve 1950.

Krimet e tij tronditën shtypin dhe i dhanë atij pseudonimet e lartpërmendura, të cilat përfshinin prodhimin e tasave nga kafkat e viktimave të tij dhe qepjen e lëkurës së tyre në mobilje. Charlie Hunnam, i cili luan Ed Gein, ishte aktori i parë i konfirmuar i këtij seriali dhe në fotot e para nga seti mezi njihet.

Ky aktor dallohet për pamjen e tij mbresëlënëse fizike dhe pa mjekrën dhe flokët e gjatë biondë, shumë vështirë se do ta njihnin Hunnam në produksionin e ri të Netflix. Ai luajti në “Sons of Anarchy”, “King Arthur: Legend of the Sword”, “The Gentleman”, “Papillon”, si dhe “Rebel Moon”. Xhirimet e serialit do të zgjasin deri në fund të vitit 2024 dhe prodhimi pritet të përfundojë në fund të marsit 2025.