Elon Musk tha se startup-i i tij i çipit të trurit Neuralink synon të implantojë “protezën e saj artificiale” vizuale, Blindsight, te njeriu për herë të parë deri në fund të vitit 2025. “Ne shpresojmë, më vonë këtë vit, të kemi një implant të parë pajisjesh për njerëzit, duke i mundësuar dikujt që është plotësisht i verbër të shohë”-ka thënë miliarderi i teknologjisë në përgjigje të një pyetjeje nga një anëtar i audiencës në Town Hall të tij të mbajtur në Wisconsin, SHBA.
Musk shprehu kujdes në vendosjen e pritshmërive për implantin dhe tha se fillimisht, Blindsight do të ishte në gjendje të ofronte vetëm vizion me rezolucion të ulët”. “Do të fillojë me rezolucion shumë të ulët, por më pas me kalimin e kohës, implanti përfundimisht do të mundësonte vizionin që është mbinjerëzor…”-ka shtuar Musk. Ai tha gjithashtu se pajisja kishte funksionuar mirë te majmunët për disa vite tani.
Mark, një 64-vjeçar me sklerozë laterale amiotrofike ose ALS, përdor Amazon Alexa gjatë gjithë kohës, duke e kontrolluar me anë të zërit. Por tani, falë një implanti të trurit, ai mund të kontrollojë asistentin virtual me mendjen e tij. ALS prek qelizat nervore në tru dhe palcën kurrizore, duke shkaktuar humbje të kontrollit të muskujve me kalimin e kohës. Mark ka lëvizshmëri të kufizuar për shkak të gjendjes.
Ai mund të ecë dhe të flasë, por nuk i përdor krahët dhe duart. Si pjesë e një prove klinike, ai mori një ndërfaqe tru-kompjuter, ose BCI, të krijuar nga startup Synchron në gusht të vitit 2023. Bëhet e ditur se Synchron po zhvillon një BCI që dekodon sinjalet e trurit për t’u lejuar njerëzve me paralizë aftësinë për të kontrolluar pajisjet digjitale vetëm me mendimet e tyre.