Neuralink i Elon Musk tha së fundmi se kishte mbledhur 650 milionë dollarë në raundin e saj të fundit të financimit ndërsa pajisja e saj e implantit të trurit hyn në testet klinike. “Ky financim na ndihmon ta sjellim teknologjinë tonë tek më shumë njerëz duke rikthyer pavarësinë për ata me nevoja të paplotësuara mjekësore.”-tha Neuralink. Kompania ka filluar provat klinike për pajisjen, e cila ka një çip që përpunon sinjale nervore që mund të transmetohen në kompjuterë ose telefona, në tre vende.
Sipas kompanisë, pesë pacientë me paralizë të rëndë po përdorin Neuralink për të kontrolluar pajisjet digjitale dhe fizike me mendimet e tyre. Musk tha se po linte rolin e tij si këshilltar special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump për t’u rikthyer fokusin te kompanitë e tij, duke përfshirë Tesla, SpaceX, xAI, Neuralink dhe platformën e mediave sociale X.
Musk ka njoftuar se kompania e tij Neuralink do të realizojë implantin e parë te një person i verbër deri në fund të vitit 2025, duke përdorur teknologjinë “Blindsight”. Kjo pajisje vendoset në korteksin vizual të trurit dhe synon të rikthejë ndjesinë e shikimit edhe te ata që kanë humbur plotësisht sytë ose nervin optik.
Ndërkaq, një njeri i paralizuar mund të marrë sende dhe të lëvizë objekte edhe një herë falë një krahu robotik të kontrolluar tërësisht me mendjen e tij. Kjo pasi që, shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko përdorën implante truri me AI që i mundësojnë atij thjesht të imagjinojë lëvizjet. Sensorë të vegjël në sipërfaqen e trurit të tij zbulojnë aktivitetin e trurit, i cili interpretohet nga një kompjuter për të kontrolluar krahun robotik.