Botë e Çuditshme Tech

Një njeri i paralizuar mund të marrë sende dhe të lëvizë objekte, gjithçka falë këtij roboti!

Një njeri i paralizuar mund të marrë sende dhe të lëvizë objekte edhe një herë falë një krahu robotik të kontrolluar tërësisht me mendjen e tij. Kjo pasi që, shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko përdorën implante truri me AI që i mundësojnë atij thjesht të imagjinojë lëvizjet. Sensorë të vegjël në sipërfaqen e trurit të tij zbulojnë aktivitetin e trurit, i cili interpretohet nga një kompjuter për të kontrolluar krahun robotik.

Krahu mund të kapë, lëvizë dhe lëshojë objekte. Pamjet e publikuara nga universiteti tregojnë krahun robotik të burrit në gjendje të kapë një filxhan plastik dhe ta vendosë atë nën një shpërndarës pijesh. Tani për tani, krahu lëviz mjaft ngadalë por ka potencialin të jetë një ndryshim i jetës për njerëzit e paralizuar, në mënyrë që ata të mund të ushqehen ose të pinë një pije. Kompania Neuralink e Elon Musk ka punuar në teknologji të ngjashme.

Startupi kinez, AgiBot ka prezantuar gjithashtu produktin e tij më të ri, robotin humanoid Lingxi X2. Ky robot kombinon inteligjencën artificiale të avancuar me robotikën e nivelit të lartë, duke e bërë të aftë të ecë, vrapojë, rrotullohet, kërcejë, madje edhe të ngasë një biçikletë ose skuter. Lingxi X2, me një lartësi prej 1.3 metrash dhe peshë 33.8 kilogramë, dallohet për eksterierin e tij fleksibël dhe komponentët e integruar kyç, që i sigurojnë atij një shkathtësi të jashtëzakonshme. Sipas kompanisë, ai zotëron inteligjencë superiore në lëvizje, ndërveprim dhe kryerje të detyrave, duke vendosur standarde të reja në mobilitetin dhe shumëllojshmërinë e robotëve.

Ndërkaq, kohët e fundit në Tokio, një robot i drejtuar nga IA-ja u përkul mbi një burrë të shtrirë në shpinë dhe vendosi butësisht një dorë në gju dhe një tjetër në shpatull dhe e rrokullisi në anën e tij, një manovër e përdorur për të ndërruar pelenat ose për të parandaluar plagët në lëkurë tek të moshuarit, sipas “Reuters”. Roboti humanoid me peshë 150 kg i drejtuar nga inteligjenca artificiale i quajtur AIREC është një prototip “kujdestar” i ardhshëm për popullsinë që po plaket me shpejtësi të Japonisë dhe mungesën kronike të punonjësve të kujdesit për të moshuarit.