Celebrities Health & Beauty Tech

Elon Musk premton rikthimin e shikimit tek të verbërit përmes implantit “Blindsight” deri në fund të 2025-ës?

Elon Musk ka njoftuar se kompania e tij Neuralink do të realizojë implantin e parë te një person i verbër deri në fund të vitit 2025, duke përdorur teknologjinë “Blindsight”.

Kjo pajisje vendoset në korteksin vizual të trurit dhe synon të rikthejë ndjesinë e shikimit edhe te ata që kanë humbur plotësisht sytë ose nervin optik.

Musk shpjegoi se testimet te kafshët kanë qenë të suksesshme dhe pa pasoja shëndetësore.

Fillimisht, pacientët do të shohin me rezolucion të ulët, si grafikët e hershëm të lojërave Atari, por më vonë pritet që shikimi të përmirësohet ndjeshëm – deri në atë pikë sa të kapë drita që syri i zakonshëm nuk i percepton, si infra të kuqtë apo ultravjollcat.

Implanti ka marrë statusin “FDA Breakthrough Device”, që i jep përparësi në procesin e testimit dhe miratimit.

Paralelisht, Neuralink po zhvillon edhe teknologjitë “Telepathy” dhe “Telekinesis”, që do të lejojnë njerëzit të kontrollojnë pajisje teknologjike vetëm me mendjen.

Nëse kjo teknologji arrin të realizohet me sukses, mund të ndryshojë jetën e miliona personave me humbje të shikimit, por gjithashtu hap debat për etikën dhe aksesin në këto ndërhyrje neurologjike.