Me ceremoni përkujtimore, amerikanët shënojnë sot 17-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001. Ato do të zhvillohen pranë Qendrës Botërore Tregtare në New York, si dhe në selinë e Pentagonit në Uashington. Ndërkaq, Presidenti Donald Trump e Zonja e Parë Melania do të udhëtojnë në Shanksvill të Pensilvanisë, ku u përplas avioni i 4-rt i rrëmbyer nga terroristët. Atentatet e 11 Shtatorit shkaktuan rreth 3 mijë viktima, shumica nga rrëzimi i dy Kullave Binjake.