Celebrities Sport

Cili është sportisti më i paguar në botë për vitin 2024?

Cristiano Ronaldo ka marrë fronin si atleti me të ardhurat më të larta në botë për vitin 2024, duke lënë prapa rivalin e përjetshëm Lionel Messi dhe emra të tjerë të mëdhenj të sportit.

Sipas të dhënave të publikuara nga “bestbettingsitesoffers.co.uk” dhe të raportuara nga “The Sun”, futbolli dhe basketbolli dominojnë listën e 10 sportistëve më të paguar, ku përfshihen si të ardhurat nga pagat, ashtu edhe fitimet jashtë fushës.

Ronaldo, në moshën 40-vjeçare, kryeson bindshëm me 192.4 milionë paund (rreth 222 milionë euro), pothuajse dyfishin e fitimeve të Lionel Messit, i cili mbylli vitin me 99.9 milionë paund (115 milionë euro).

Në vend të dytë u rendit golfisti Jon Rahm me 161.3 milionë paund (186 milionë euro), ndërsa podiumi u plotësua nga Messi. Pesëshja më e mirë u kompletua me dy yje të NBA-së: LeBron James në vend të katërt me 94.8 milionë paund (109.6 milionë euro) dhe Giannis Antetokounmpo në të pestin me 82.1 milionë paund (94.9 milionë euro).

pozitat e tjera ndodhen Kylian Mbappe (81.4 milionë paund), Neymar (79.9 milionë paund) dhe Karim Benzema (78.4 milionë paund).

Dhjetëshen e plotësojnë Steph Curry (75.4 milionë paund) dhe ylli i NFL, Lamar Jackson (74.3 milionë paund).

Raporti thekson se Messi mbetet ndër të paktët sportistë që fiton më shumë jashtë fushës se brenda saj, falë fuqisë së markës së tij globale.

Megjithatë, në garën financiare të këtij viti, Ronaldo ka arritur të krijojë një epërsi të madhe, duke dëshmuar se rivaliteti i tyre nuk është vetëm sportiv, por edhe ekonomik.