Në shtator nis legalizimi i banesave të ndërtuara para 1991. Të gjithë aplikuesit nga 1 shtatori duhet të drejtohen te sportelet e ALUIZNI-t për të ndjekur procedurat. Vendimi shërben si bazë ligjore për dhënien e dokumentit të pronësisë pronarëve të objekteve të ndërtuara para vitit 1991, në të gjitha ato raste kur ky dokument mungon. Bëhet fjalë për rreth 40-60 mijë ndërtime.