Botë e Çuditshme Tech

Nga ‘Amazon’, realizohet në Itali dërgesa e parë e porosive me dron!

Kompania “Amazon” e manjatit Jeff Bezos ka realizuar dërgesën e parë të porosive përmes dronit, realizuar në zonën e San Salvo, në rajonin italian të Abruzzo-s. Dronët me pakot e Amazon fluturuan në qiellin italian me kompaninë që sqaron se ka kryer me sukses testin për dërgesat dhe po vazhdon bashkëpunimin me autoritetet për të plotësuar të gjitha kërkesat e nevojshme për nisjen e shërbimit vitin e ardhshëm.

Fluturimi testues u krye me dronin e ri MK-30. Kjo pajisje fluturuese ka një sistem shumë të automatizuar duke përdorur programin e vizionit kompjuterik të industrisë së Amazon. Kjo i lejon dronët të “lëvizin të sigurt larg pengesave”, duke garantuar sigurinë e njerëzve, kafshëve dhe pronave. Bëhet fjalë për një dron që peshon pak më shumë se 36 kilogramë, i gatshëm të përshkojë një distancë totale prej 24 km, vajtje-ardhje dhe mund të dërgojë pako që peshojnë afërsisht 2 kg e gjysmë, peshë që përfshin 90% të artikujve të shitur nga Amazon.

Produkti i parë që u dorëzua gjatë testimit në Itali ishte një orë inteligjente Echo Spot e integruar me Alexa-n dhe mbërriti në destinacionin e saj në një shtëpi në afërsi të qendrës së shpërndarjes San Salvo. Sipas Amazon një shërbim i tillë do të fillojë vetëm pasi të jenë marrë të gjitha autorizimet e nevojshme. Projekti futuristik përfshin një punonjës që ngarkon pakot në dronin në zonën e ngritjes dhe uljes. Dronët pasi arrijnë në vendndodhjen e përzgjedhur nga klientët e lëshojnë pakon nga rreth 4 metra në ajër.

Kompania Amazon njoftoi se po investon 110 milionë dollarë për të mbështetur kërkime produktive të inteligjencës artificiale në universitete që përdorin çipat Trainium. Në deklaratën e kompanisë thuhet se programi i quajtur “Build on Trainium” u lançua për të ndihmuar universitetet dhe studiuesit të zhvillojnë teknologji të reja të inteligjencës artificiale duke ofruar burime të fuqishme kompjuterike. Brenda fushës së programit, do të sigurohet akses në çipat special të inteligjencës artificiale të Amazon-it të quajtur AWS Trainium, të cilat janë krijuar për të trajtuar detyra komplekse të inteligjencës artificiale.