Kryeministri Edi Rama me anë të një njoftomi të bërë në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se duke filluar nga dita e sotme, pra 20 prilli, të gjithë mund të marrin leje dalje edhe për arsye shëndetësore.
Fillimisht kjo leje përfshinte vetëm arsyet për të dalë e për të bërë pazare por nga sot do të mund të përfshijë edhe këtë lehtësim të ri për qytetarët.
Mbetet për tu theksuar se ata që lëvizin pa leje nga e-Albania dhe nuk zotërojnë asnjë dokument mjeksor për të justifikuar daljen e tyre, kryejnë shkelje që ndëshkohet në bazë të aktit normativ dhe masave të reja në Kodin Penal.