Aktualitet

Tiranë, Zaev: “Dialogu mes pushtetit e Opozitës siguron rrugën para për shtetin”

Nga Tirana, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kishte një mesazh për Opozitën shqiptare. Në një konferencë shtypi me homologun Rama, Zaev i solli në vëmendje mësimin e marrë nga përvoja se: “Dialogu mes pushtetit e Opozitës siguron rrugën para për shtetin”. “Kjo është rruga nga e cila duhet të përparojnë të gjitha shtetet e Ballkanit. Këtu vijmë si miq. Edhe unë kam qene në opozitë para 21 muajsh por asnjëherë s’kam treguar para vendeve të BE-së se jemi kundër bisedimeve me ta”, – deklaroi shefi i Qeverisë së Shkupit. Gjithashtu, Zaev falenderoi Tiranën për mbështetjen ndaj Maqedonisë së Veriut për t’u integruar në NATO, si dhe e cilësoi 2019-ën, vit të rëndësishëm sa i përket integrimit për të dyja vendet.