Ato bënë një sherr të madh publikisht në Javën e Modës në New York në vitin 2018 duke shënuar histori se si 2 repere shumë të suksesshme në industrinë e muzikës u bënë rivale të përjetshme.
Po duket se sa më shumë kalon koha aq më tepër artistet po e lënë pas krahëve këtë ngjarje të turpshme. Në një intervistë të dhënë së fundi Cardi B tha se Nicki Minaj është reperja më e mirë e të gjitha kohërave por duke mos e përmendur emrin e saj.
“Ka qenë një repere femër e cila ka dominuar industrinë për një kohë të gjatë. Ajo ishte shumë e zonja dhe vazhdon të dominojë” -tha ajo duke nënkuptuar se bëhej fjalë për Nicki Minaj.