Gossip Showbiz

Nicki Minaj shpërthen kundër kompanisë së Jay Z? “Më sabotojnë karrierën dhe jetën personale…”

Reperja e famshme Nicki Minaj ka reaguar me një seri postimesh në rrjetin X, ku ka hedhur akuza të forta ndaj Roc Nation — kompania e menaxhimit e themeluar nga Jay-Z — duke e fajësuar për pengesa në karrierën e saj muzikore dhe përpjekje për të ndikuar në jetën e saj personale.

Në reagimet e saj, Minaj, 42 vjeçe, u shpreh:

Barbz, kjo është arsyeja e VËRTETË pse nuk po publikoj muzikë

duke lënë të nënkuptohet se prapaskenat dhe ndërhyrjet nga industria muzikore po e pengojnë të sjellë projekte të reja.

Ajo tha se Roc Nation ka ndikuar negativisht edhe në jetën e saj familjare dhe i ka bërë pengesa në rrjetet sociale, përmes shadowban dhe kufizimeve që sipas saj prekin edhe fansat e saj.

Reperja i ka bërë thirrje ndjekësve të dokumentojnë këto raste, duke shtuar se “provate do të jenë shumë interesante.”

Në një prej postimeve më të komentuara, Minaj aludoi për lidhjen e Jay-Z me NFL-në, duke lënë të kuptohet se marrëveshjet e tij komerciale mund të kenë ndikuar edhe në situatën e saj.

Ajo pretendoi se “miq të fuqishëm” po përpiqen të prishin martesën e saj me Kenneth Petty dhe të dëmtojnë të ardhurat e saj.

As Roc Nation dhe as Jay-Z nuk kanë dhënë ndonjë koment zyrtar mbi akuzat e Minaj. Ndërkohë, fansat e saj janë mobilizuar në rrjet për të ndarë raste të bllokimeve dhe pengesave që pretendojnë se kanë hasur kur përpiqen të mbështesin idhullin e tyre.

Këto zhvillime ndodhin në një kohë kur Minaj nuk ka sjellë materiale të reja që nga albumi “Pink Friday 2” i publikuar në 2023, duke shtuar spekulimet mbi faktorët e jashtëm që mund të kenë ndikuar në aktivitetin e saj artistik.