Edhe pse është një nga miliarderët më të njohur në botën e muzikës, Jay-Z ka rënë sërish në qendër të kritikave – këtë herë për mënyrën se si ka shpërndarë paratë gjatë një feste luksoze.
Ngjarja në fjalë daton në vitin 2018, kur reperi festoi ditëlindjen e mikut të tij të ngushtë, Juan “OG” Perez, president i “Roc Nation Sports”.
Sipas mediave amerikane, Jay-Z dhe miqtë e tij shpenzuan shifra marramendëse në disa prej lokaleve më të njohura të Nju Jorkut.
Fillimisht, darkuan në një restorant luksoz ku fatura arriti në 13,000 dollarë, për të vazhduar në një bar me një faturë prej 9,000 dollarësh.
Por kulmi i shpenzimeve ndodhi në klubin “Playroom”, ku u harxhuan plot 91,135 dollarë – shumica për shishe të shtrenjta shampanje “Ace of Spades”, markë në pronësi të vetë Jay-Z.
Në fund, reperi dhe grupi i tij lanë një bakshish prej 11,000 dollarësh, por kjo shumë, përkundër shifrave mbresëlënëse, ndezi debate në rrjete sociale.
Shumë përdorues në platformën X (ish-Twitter) e quajtën këtë bakshish “të pamjaftueshëm” për një faturë kaq të lartë dhe për një njeri me pasuri miliardëshe.
11 mijë në 91 mijë? As nuk është 15 për qind!
-shkruan një komentues.
Si ka mundësi që një miliarder jep më pak përqindje se një njeri me rrogë minimale?
-pyet një tjetër.
Kishte edhe nga ata që shkuan më tej, duke thënë se:
Nëse nuk je i gatshëm të lësh bakshish, qëndro në shtëpi
Nga ana tjetër, pati edhe komente në mbrojtje të reperit.
Stafi mori 11 mijë dollarë në një natë, dhe njerëzit po ankohen se nuk janë 20%?
-ironizoi një komentues.
Të tjerë shtuan se vetë ideja që kjo shumë cilësohet si “e vogël” tregon se njerëzit po humbin kontaktin me realitetin.
Në çdo rast, festa ka përfunduar prej kohësh, por debati për bakshishin e Jay-Z vazhdon ende.