Brooklyn Beckham ka zgjedhur t’i shprehë publikisht dashurinë dhe respektin vjehrrit të tij, miliarderit Nelson Peltz, teksa ky i fundit festoi 83-vjetorin e lindjes.
Në mbishkrimin e postimit, 26-vjeçari shkroi:
Gëzuar ditëlindjen Nelson, të duam shumë
-duke treguar afërsinë e tij me familjen e bashkëshortes.
Ky gjest vjen vetëm disa javë pasi Brooklyn mungoi në mënyrë të dukshme në festën madhështore për 50-vjetorin e babait të tij, David Beckham – një mungesë që nuk kaloi pa u vënë re nga fansat dhe mediat rozë.