Celebrities Gossip Showbiz

“Në Londër kthehem vetëm për një gjë dhe ajo nuk është familja…”/Brooklyn Beckham vjen me një tjetër “goditje” për prindërit e tij!

Brooklyn Beckham hodhi një tjetër kunjë ndaj familjes së tij gjatë një videoje të re me shefin e njohur Michel Roux Jr., ndërsa përplasja midis Beckham-ave vazhdon. Shefi i ri 26-vjeçar, i cili ka qenë i zënë me promovimin e markës së tij Cloud23, bashkëpunoi me Roux për një pjatë me bazë proshutën, e cila përfshinte edhe salcën e tij pikante. Djali i David dhe Victoria Beckham udhëtoi nga Los Anxhelesi drejt Londrës për të filmuar videon në kuzhinën e restorantit Wigmore në hotelin Langham.

Por gjatë një klipi të shpërndarë në faqen e tij të Instagram-it, Brooklyn nuk mundi t’i rezistonte një thumbi ndaj familjes së tij, pasi këmbënguli se përgatitja e këtij vakti ishte e vetmja gjë për të cilën ia “vlente të merrte avionin”. Për herë të fundit, Brooklyn është fotografuar së bashku me familjen e tij në Ditën e Krishtlindjeve dhe që prej atëherë duket se nuk ka kaluar më shumë kohë me ta në Mbretërinë e Bashkuar. Edhe një rikthim i mëhershëm në Angli ka qenë po për arsye pune, për të xhiruar një reklamë të Moncler me gruan e tij Nicola Peltz, 30 vjeçe.