Gossip Showbiz

Nicole Kidman pendohet për një nga ndryshimet më të mëdha në pamje? Çfarë është?

Aktorja e njohur hollivudiane, Nicole Kidman, ka reflektuar së fundmi mbi një nga vendimet e saj më të mëdha estetike – drejtimin e flokëve kaçurrela që e karakterizonin në fillimet e karrierës së saj.

Në një intervistë për revistën “Allure”, 57-vjeçarja shfaqet e sinqertë dhe nostalgjike për pamjen e saj natyrale.

Pse i drejtova flokët? Më pëlqyen flokët e mi. Janë flokët e mi natyralë. A nuk është çmenduri? Pra, mos ndiqni hapat e mi

-i tha ajo gazetarit ndërsa në ekran shfaqeshin pamje nga filmi “Days of Thunder”, ku Kidman u bë e njohur për publikun ndërkombëtar.

Aktualisht, ylli i kinemasë rrallë herë i rikthehet stilit kaçurrel dhe zgjedh më shpesh të përdorë paruke për daljet publike apo ngjarjet e mëdha.

Në kopertinën e revistës “Allure”, ajo pozoi me paruke në nuanca dhe stile të ndryshme, duke eksperimentuar me look-un e saj.

Kidman tërhoqi vëmendjen edhe gjatë paraqitjes në Met Gala, ku u shfaq me një model flokësh shumë të shkurtër, ndërsa në Festivalin e Filmit në Kanë, pati një incident me paruken.

Fansat vunë re se parukeja ishte vendosur shumë prapa, duke zbuluar kontrastin e dukshëm mes ngjyrës së saj dhe flokëve natyralë të aktores.

Pavarësisht eksperimenteve të shumta me pamjen, reflektimi i Nicole Kidman mbi bukurinë natyrale vjen si një mesazh i fuqishëm për vetëpranimin dhe vlerësimin e origjinës.