Aktualitet

Nis në Bruksel Konferenca e IX Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, pritet mbyllja e tre kapitujve të negociatave

Shqipëria hedh sot një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

Në Bruksel ka nisur konferenca e 9-të ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nga ku do të zyrtarizohet mbyllja edhe e tre kapitujve të tjerë.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me delegacionin zyrtar shqiptar, udhëtoi sot drejt Brukselit për të marrë pjesë në këtë takim të rëndësishëm të procesit të integrimit europian.

Bëhet fjalë për Kapitullin 25 – Shkenca dhe Kërkimi, Kapitullin 26 – Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë.

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, e cilësoi 14 korrikun si një “Super të Martë” për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se, për herë të parë në më shumë se dy dekada, po zhvillohen katër konferenca ndërqeveritare të anëtarësimit brenda së njëjtës ditë.