Opozita filloi në këto çaste protestë-marshimin, që nis nga Ministria e Brendshme dhe përfundon tek Kryeministria. Mësohet se nuk do të ketë një podium dhe shumë fjalime, dhe qytetarëve do t’u drejtohet vetëm kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndërkohë një ditë para protestës Fatmir Xhafaj tha se nëse audiopërgjimi është i vërtetë, ai do të dorëhiqet.