Aktualitet

Nis sot seanca e fundit plenare, mungon opozita

Seanca e fundit plenare para pushimeve të verës nisi sot pa praninë e grupit demokrat. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi lexoi rendin e ditës dhe listën e deputetëve që kanë kërkuar fjalën për projektligjin e parë në shqyrtim,  “Kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake e të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”. Ndërsa në seancë vihet re mungesa e demokratëve, deputetët e LSI-së janë prezentë.

Në seancë plenare, e mori fjalën Luan Rama i LSI-së, i cili foli për Reformën në Drejtësi. Ai tha se “Situatën më të rëndë e bën fakti që në organet e Vetting-ut ka elementë me mangësi intelektuale dhe në integritetin e tyre”. Gjithashtu, Luan Rama theksoi se në disa raste konkrete, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, mori vendime me standarde të dyfishta dhe selektive.