Auto & Moto

Nisin në Evropë dërgesat për automjetin Model 3 të Tesla-s!

Dërgesat e para për automjetin Model 3 të rifreskuar, i njohur gjithashtu si “Project Highland” janë duke u zhvilluar në Evropë, sipas disa postimeve të mediave sociale nga Gjermania dhe Holanda. Një postim në X dy ditë më parë tregon një model të zi, Model 3 Highland që thuhet se iu dorëzua një klienti gjerman në qendrën e dërgesave të Tesla-s në Bielefeld, ndërsa dy postime të tjera nga Holanda zbulojnë disa makina elektrikë që shkojnë drejt vendndodhjeve të Tesla-s dhe përfundimisht drejt pronarëve të tyre të rinj.

Modeli i rifreskuar i Model 3 nga Tesla ishte bërë i ditur muaj më parë. Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla, ka shënuar një moment historik në Evropë pasi ka shitur deri më tani një milion njësi. Ndërkaq, Tesla do të tërheq nga tregu mbi 55 mijë njësi të modelit Model X të prodhuara nga 2021 deri më 2023.

Arsyeja është problemi me lëngun e frenave dhe fakti që nuk shfaq një dritë paralajmëruese. Tesla është duke u marrë me këtë çështje. Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA-së shtoi se Tesla nuk është në dijeni të ndonjë aksidenti, lëndimi ose vdekjeje që mund të lidhet me këtë defekt në automjetet Model X.