Kanë mbërritur në Shqipëri fletët e votimit nga diaspora që u procesuan në sistemin postar një ditë më parë, ndërkohë që të tjerat u nisën drejt qendrës së përpunimit në Leipzig duke u procesuar për në Tiranë.
Avioni me dërgesa mbërriti rreth orës 17.00, më pas u dërguan për administrim në Parkun Olimpik.
KQZ njoftoi partitë politike se janë të mirëpritura të marrin pjesë në pritjen e dërgesave të para në Parkun Olimpik.
Pasi u skanuan zarfet, në total janë 735 vota të mbërritura në Parkun Olimpik.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka nisur shpërndarjen e fletëve të para të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, deri tani janë dorëzuar 60 mijë e 294 zarfe.
Deri tani, janë dërguar fletët e votimit për qarqet Durrës, Berat, Dibër e Kukës, për shqiptarët që jetojnë në Itali, Greqi, Gjermani, Francë, Britani të Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas KQZ-së, 57 mijë e 646 zarfe me fletët e votimit janë nisur deri më tani në diasporë për zgjedhjet e 11 Majit. Deri më tani janë dërguar fletët e votimit për votues të qarqeve Durrës, Berat, Dibër, Elbasan dhe Kukës, të cilët jetojnë në shtetet si Italia, Greqia, Gjermania, Franca, Britania e Amerika.