Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Nëse mendon që problemi më i madh i jetës tënde sot është që s’po te kap Wi-Fi në tualet… prit sa të dëgjosh këtë.
Një kompani AI, Anthropic, ka nxjerrë një model të ri të quajtur Mythos — dhe jo, nuk është thjesht një tjetër “ChatGPT që të ndihmon me detyrat”. Po flasim për nivel tjetër: AI që gjen dobësi në internet më shpejt se sa ne gjejmë justifikime për të mos shkuar në palestër.
Sipas tyre, ky model ka zbuluar mijëra probleme serioze në sistemet dixhitale që ekzistojnë prej 10-20 vitesh. Me pak fjalë: interneti që përdorim çdo ditë ka pasur probleme sigurie që në fillimet e tij.
Tani vjen pjesa interesante: ata NUK po e japin këtë AI për publikun. Jo, jo. Mythos është futur në një program sekret-ish të quajtur Project Glasswing, ku vetëm 12 kompani gjigante si Amazon, Apple dhe Microsoft do ta përdorin për të “mbrojtur internetin”.
Pra përkthim real: “Ne kemi një AI super të fuqishëm… por do ta mbajmë për VIP-at.”
Dhe këtu fillon drama. Disa ekspertë po thonë: “Po e bëjnë për siguri… apo për biznes?” Sepse nëse një AI mund të gjejë dobësi… mund edhe t’i shfrytëzojë. Është si t’i japësh dikujt manualin e gjithë kasafortave të botës dhe të thuash: “Mos u shqetëso, është për edukim.”
Madje, ironia kulmon kur vetë kompania para pak kohësh ekspozoi gabimisht Claude Code, qindra mijëra rreshta kodi online. Pra, praktikisht: “Ne shpëtojmë internetin… por ndonjëherë e harrojmë derën hapur.”
Në fund të ditës, pyetja është e thjeshtë: po na mbrojnë… apo po ndërtojnë një klub ekskluziv ku hyrja kushton sa një vilë në jug?
Një gjë është e sigurt — e ardhmja e sigurisë dixhitale nuk do jetë vetëm për hacker-at… por edhe për AI-t që s’të falin as password-in “123456”.