Gossip Showbiz

Një dashuri si e Dua Lipas dhe Callum të gjithë e duam! Video-ja e tyre duke kërcyer në Paris po çmend rrjetin!

Dua Lipa dhe Calum Turner kanë shpërthyer në dashuri, duke e treguar këtë me çdo moment gjatë vizitës së tyre në Paris për Javën e Modës.

Çifti i sapo fejuar, të cilët duket se janë përfshirë plotësisht nga atmosfera e qytetit të dashurisë, kanë shijuar momente romantike para Kullës Eifel, ku janë fotografuar dhe filmuar duke shkëmbyer puthje dhe duke kërcyer bashkë.

Një dëshmitar i pranishem për Daily Mail ka komentuar se çifti ishte jashtëzakonisht i lumtur, duke qeshur dhe përqafuar njëri-tjetrin. Ata më pas nisën të kërcejnë në një mënyrë shumë romantike, me krahët e mbërthyer në qafë dhe duke u dukur sikur po këndonin njëri-tjetrit.

Kërcimet ishin mahnitëse, ata ishin të dashuruar dhe të relaksuar, ashtu si çdo çift i ri që ndan pasionin e tij

Përpara këtij momenti të paharrueshëm, ata kishin shijuar një darkë të mrekullueshme në restorantin me pesë yje, Michelin, “Parcelles”, i cili ndodhet në Rue Chapon, një nga rrugët më të njohura të Parisit. Dyshja, e cila ka nisur lidhjen e tyre në janar 2024, u fejuan fshehurazi gjatë Krishtlindjeve të vitit të kaluar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @baddieproblemzz

Miqtë e tyre zbuluan se ata janë shumë të entuziazmuar për martesën dhe se janë “të çmendur” pas njëri-tjetrit.