Një ditë pas takimit me shqiptarët në Londër, sot në Facebook, kryeministri Edi Rama shpërndau një album me disa nga momentet më të veçanta nga takimi i radhës i diasporës.
Një ditë kuqezi në Londër, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.


















Në një bashkim flamujsh kuqezi, shqiptarët që jetojnë e punojnë prej vitesh në Britaninë e Madhe, dje u bashkuan në Londër në takimin me kryeministrin Edi Rama.
Ne së bashku do të kërkojmë nga ky dhe nga çdo vend vetëm respekt për çdo shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë dhe jashtë pragut të shtëpisë. Ju sot nuk jeni thjeshtë bashkatdhetarë jashtë atdheut me të drejtë vote në Shqipëri, por jeni votues që për herë të parë do të mund të merrni pjesë në zgjedhjet politike të Shqipërisë, duke e gëzuar dhe ushtruar të drejtën e votës nga këtu ku jeni.
Takimi i djeshëm u zhvillua në kuadër të turit që Rama ka ndërmarrë me diasporën. Më parë, kryeministri ka qenë në Athinë, Selanik, Romë, Milano dhe New York.
Në sallën me shqiptarë në Londër u shënua një incident kur disa të pranishëm hodhën thirrje si Rama ik e Deri kur.. Fjalën e tij, Rama e nisi duke kërkuar ndjesë për protestuesit e theksoi se kjo ndasi e vjetër është drejt fundit. Ai akuzoi Partinë Demokratike se “nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj”.
Ndjesë për një grusht të verbërish atje te dera, që të verbrit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë sonë e bërtisnin aty përballë. Me keqardhje por pa asnjë dyshim me vetëdijen që edhe ata janë pjesë e familjes sonë të madhe, unë kam besim se kjo ndasi e vjetër është drejt fundit, theksoi Rama. “Këtu erdhi për takim partia tjetër që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj.
Ndër të tjera, kryeministri foli mbi një nismë ligjore për ata që u regjistruan si kosovarë në Mbretërinë e Bashkuar.
Do të ndërmarrim një nismë ligjore për regjistrimin pa problem të të gjithë shqiptarëve që u regjistruan si kosovarë në Angli dhe rikthimin e emrit tuaj, të nënës e babës.