Art & Kulturë Back to the Beginning Celebrities Film & Tv

Një ekspozitë e kryeqytetit e parë me sytë e estetikës dhe shijes/Piktori, Dastid Miluka zbulon si erdhi idea për “Shpirti i qytetit”…

I ftuar në emisionin “Back to the Beginning” me Kozeta KurtinTop Albania Radio këtë javë ka qenë, Dastid Miluka. Një piktor mjaft i talentuar për të cilin puna e tij flet më shumë se gjithçka tjetër. Në radio, me një rrëfim mjaft të veçantë ai ka zbuluar më shumë detaje jo vetëm për ekspozitën e quajtur “Shpirti i qytetit”, por edhe për jetën e tij artistike.

Sa shpirtërore dhe sa komerciale ishte nevoja për ta përfshirë Tiranën si “grua” dhe gruan në Tiranë në krijimet e tij të fundit?

Nëse do ta marr me përqindje, është menduar 100% shpirtërore fillimisht. Ka qenë në fakt një eskpozitë që unë kisha vite që e mendoja, por sigurisht që duke qenë se unë jetoj jashtë dihet ajo pjesë që kur vjen puna për t’u rikthyer në vendin e lindjes dhe për të organizuar më pas një ekspozitë si kjo sigurisht që duhet një përgatitje dhe duhet të kesh një koncept të veçantë sepse në fund të fundit patjetër që duhet të vish edhe me diçka ndryshe. Për mua ishte shumë e rëndësishme, më është dashur goxha punë dhe jam zhvendosur në Tiranë gati tetë muaj kam punuar, për të gjithë kompleksin e veprave. Janë gjtihësej 77 punime. 

Gjatë intervistës ai zbuloi gjithashtu se koncepti në fillim fare ka qenë bardhë e zi, por më pas ka dashur që ta riinterpretojë me ngjyra.

Kam qenë shumë i lumtur në fakt me të gjithë ekspozitën, pavarësisht se koha ishte pak e shkurtër. Ka qenë e hapur nga data 3 shtator dhe ka qëndruar deri me 15. Goxha kohë e ngjeshur, ka pasur shumë vizitorë dhe turistë të huaj. Për mua ishte një kënaqësi e veçantë.