Gossip Showbiz

Një lojë mes Gjestit dhe Eglit shkaktoi shqetësim tek fansat?

Një ngjarje e zhvilluar mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4” ka shkaktuar shumë reagime nga ndjekësit e spektaklit.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dyshen që, në formën e një shakaje, “luftojnë” me njëri-tjetrin në lavanderi, por situata duket se ka dalë jashtë kontrollit për disa momente.

Gjatë përpjekjeve për t’u ngacmuar fizikisht, Gjesti kap nga flokët Eglin, gjë që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të disa banorëve, të cilët i thanë “Jo, jo ashtu”, duke sugjeruar se situata mund të kishte kaluar kufirin e një loje të zakonshme.

Pas kësaj, loja mes tyre ndaloi, por Gjesti ka tërhequr sërish vëmendjen me pamjen e tij të çuditshme, duke dalë në oborr me të brendshme dhe xhup sipër.

Ky moment argëtimi mes dyshes ka shkaktuar ndarje mendimesh mes fansave të reality show-t. Disa e kanë parë si një situatë të parrezikshme dhe pjesë të dinamikës së shtëpisë, ndërsa të tjerë kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si u zhvillua ndërveprimi mes tyre.

Egli dhe Gjesti kanë pasur një histori të ndërlikuar brenda shtëpisë, pasi në fillim ishin duke krijuar një marrëdhënie të afërt, por pas rikthimit të Eglit në “Big Brother” ajo vendosi të mos i jepte më një mundësi Gjestit, duke qëndruar e ftohtë. Kjo ka sjellë tensione të vazhdueshme mes tyre, duke nxitur situata të ndryshme.