Gossip Showbiz

“Nuk është Brooklyn që unë…” Planifikuesi i dasmës ndërhyn në përplasjen mes Beckham-ëve?

Planifikuesi i dasmës së Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz ka thyer heshtjen dhe ka ndërhyrë publikisht në konfliktin familjar që ka pushtuar së fundmi mediat ndërkombëtare.

Preston Bailey, një nga emrat më të njohur në organizimin e eventeve luksoze, ka shprehur hapur habinë dhe zhgënjimin e tij pas deklaratave të forta të Brooklyn-it ndaj prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham.

Reagimi i Bailey-t vjen vetëm disa ditë pasi Brooklyn Beckham publikoi postime në Instagram, ku u shpreh se nuk dëshiron pajtim me familjen dhe hodhi akuza të rënda, përfshirë pretendimin se nëna e tij ishte sjellë në mënyrë të papërshtatshme gjatë dasmës së tij, si dhe se prindërit kishin tentuar të ndërhynin në marrëdhënien e tij me Nicola Peltz.

Jam i befasuar nga qëndrimi i Brooklyn Beckham ndaj prindërve të tij. Ai nuk është personi që unë kam takuar

-u shpreh Preston Bailey, duke theksuar se deklaratat e fundit nuk përputhen aspak me përshtypjen që ai kishte krijuar për të.

Edhe pse Bailey nuk e organizoi përfundimisht ceremoninë e dasmës dhe u zëvendësua për shkak të angazhimeve të tjera profesionale, ai tregoi për Page Six se gjatë kohës që punoi me çiftin kishte përjetuar një atmosferë krejt ndryshe nga ajo që po përshkruhet sot në media.

Sipas tij, Brooklyn ka qenë gjithmonë një djalë i sjellshëm, i qetë dhe i përfshirë aktivisht në planifikimin e dasmës, veçanërisht në detajet e dizajnit.

Ai ishte i butë, dinjitoz dhe nuk kishte asnjë shenjë tensioni. Gjithmonë përshëndeste dhe bënte biseda normale

-kujton Bailey.

Duke iu referuar marrëdhënies së çiftit, organizatori mohoi gjithashtu zërat se Nicola Peltz kishte qenë dominante apo autoritare. Përkundrazi, ai theksoi se mes tyre kishte harmoni dhe respekt të ndërsjellë.

Çdo vendim i rëndësishëm, sipas tij, diskutohej së bashku dhe asgjë nuk bëhej pa miratimin e Brooklyn-it.

Deklaratat e Preston Bailey-t kanë shtuar edhe më shumë pikëpyetje rreth asaj që po ndodh realisht brenda familjes Beckham, duke lënë të kuptohet se tensionet aktuale mund të jenë shumë më komplekse nga sa duken në rrjetet sociale.