Ajo ka lindur më 19 janar 1930. Nëna e Melanie Griffith, ishte ndër aktoret më të bukura në Hollywood. “Mamaja ime e bukur mbushi 95 vjeçe! Ajo është e lumtur, e shëndetshme dhe vitale”-ka shkruar Melanie në rrjetet sociale. Ish-gruaja e Antonio Banderas postoi gjithashtu një video të Tippi Hedren duke fikur qirinjtë në tortë. Hedren shpesh përmendet si një ikonë e modës në Hollywood, megjithatë ajo kurrë nuk e ka ndjerë se e meritonte të ishte në qendër të vëmendjes. “Është një gjë e çuditshme, jam shumë e nderuar ta dëgjoj këtë, por asnjëherë nuk më ka bërë përshtypje vetja”-ka thënë ajo në një intervistë.
Tippi Hedren është martuar tre herë. Jeta e saj dashurore pati po aq kthesa sa edhe komplotet e filmave të regjisorit të famshëm Alfred Hitchcock. Aktorja pohoi se Hitchcock u bë aq i fiksuar pas saj saqë i shkatërroi karrierën pasi ajo refuzoi të bëhej e dashura e tij. Hedren nuk pendohet për asgjë që ka kaluar. Në një intervistë të vitit 2016 për botimin “Express”, ajo u shpreh: “Martesat e mia kanë qenë të gjitha të bukura. Mësova diçka të vlefshme nga secila prej tyre”.
“Më pëlqen të jetoj vetëm, edhe unë jam pak egoiste”-shtoi ajo. Tippi e filloi karrierën e saj të jashtëzakonshme në industrinë e modës duke punuar si modele në Nju Jork në vitet 1950, por arriti njohje ndërkombëtare në vitet 1960 falë roleve të saj të paharrueshme në filmat e Alfred Hitchcock, The Birds dhe Marnie. Në veçanti, i pari nga këta filma i solli asaj një çmim prestigjioz, Golden Globe 1964, në kategorinë “Aktorja e re më premtuese”.