Gjatë debatit të zjarrtë mes Xumit, Eglit dhe Rozanës, ndodhi një ngjarje e papritur që i mori të gjithë në befasi.
Xumi, ndërsa fliste për dronat që ishin dërguar dhe për ndikimin e mundshëm të çdo veprimi në këtë situatë, papritur u dëgjua zhurma e një parashute që fluturoi mbi ta. Ajo që e bëri këtë moment kaq të veçantë ishte se droni ishte dërguar pikërisht për Eglin. Duket se dy shokët e saj të ngushtë, kishin organizuar këtë surprizë të pabesueshme.
Ky moment emocionues e mbushi Eglin me gëzim të papërshkrueshëm, dhe e gjithë shtëpia u mbush me një atmosferë të ngrohtë.
Gjesti dhe Rozana, të cilët ishin pranë saj, nuk mundën të mos buzëqeshin dhe gëzoheshin për të.
View this post on Instagram
Përveç posterit me fytyrën e bukuroshes që u shfaq nga droni, një shi trendafilash ra nga qielli, duke e bërë momentin akoma më magjik dhe të paharrueshëm.
Ky akt i papritur e ktheu atmosferën e tensionuar në një moment të gëzimit dhe dashurisë, duke treguar se edhe në mes të debateve, dashuria dhe mbështetja e vërtetë mund të krijojnë momente të veçanta.