Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
A po i shpërthen Rockstar Games realiteti në fytyrë para se të dalë GTA 6?
Po flasim për të njëjtën kompani që po premton lojën më të madhe të dekadës. Sepse me datë 19 Janar, rreth orës 5 në mëngjes, një shpërthim i vërtetë ka ndodhur në zyrat e Rockstar North në Edinburg. Zjarrfikësit kanë mbërritur me shtatë mjete, zona është rrethuar dhe godina ka pësuar dëmtime strukturore. Asnjë i lënduar. Shkaku? Ende jo zyrtar, por dyshohet një incident në dhomën e kaldajës.
Dhe pse ka rëndësi kjo? Sepse kjo është studioja që po zhvillon GTA 6, një lojë që është shtyrë dy herë dhe që, të paktën në letër, duhet të dalë në nëntor. Në letër. Sepse realisht, gjithçka rreth GTA 6 po duket si një serial pa fund. Me këtë mendje, GTA 6 s’ka për të dalë ndonjëherë.
Ndërkohë, interneti po flet për një histori krejt tjetër. Sipas disa postimeve virale, Rockstar Games thuhet se i ka dhënë early akses të GTA 6 një fansi me sëmundje terminale, pas një apeli në rrjetet sociale. Komuniteti u emocionua, postimet u shpërndanë dhe Rockstar u portretizua si kompania “me zemër te madhe”.