Gramosi u bë zyrtarisht pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” të shtunën, pas një përzgjedhjeje nga publiku, bashkë me dy konkurrentë të tjerë.
Pas hyrjes së tij në shtëpi, ai pati një përplasje të ashpër me Jozin, një banor i njohur për qëndrimet e tij të debatueshme, sidomos ato ndaj Rozana Radit, që shkaktuan reagime të shumta në publik. Në një moment tensioni, Gramosi i tha Jozit:
Burrë jo, qenke rritur dy metra, por akoma kalama. Më vjen keq, ama nuk qenke djalë i mirë.
Ky koment shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga Jozin, i cili iu drejtua Gramosit duke i thënë:
Ty nuk të vjen zor prej familjes tënde. E ke lënë gruan tënde shtatzënë dhe vjen këtu rri me mua.
Gramosi nuk e duroi këtë ofendim dhe iu përgjigj menjëherë:
Ku e di përse kam ardhur, duhet të të vijë turp që ma përmend gruan.
Ky moment tensioni është vetëm një nga shumë përplasjet që po ndodhin mes banorëve të “Big Brother VIP”, të cilët vazhdojnë të krijojnë drama dhe debate përpara kamerave, duke tërhequr vëmendjen e publikut.