Callixte Nzamwita, një 71-vjeçar nga Ruanda, ka jetuar i izoluar për 55 vjet për shkak të frikës së tij ekstreme nga gratë. Ai thuhet se i ka kaluar 55 vitet e fundit në shtëpinë e tij për të shmangur çdo kontakt me gratë. Nzamwita filloi izolimin në moshën 16-vjeçare. Edhe pse nuk u diagnostikua kurrë, Nzawita besohet se vuan nga gjinofobia, një gjendje shumë e rrallë e përshkruar si një frikë irracionale nga gratë.
Në një video në YouTube të postuar nga Afrimax TV, Nzamwitza tha:
Arsyeja që jam mbyllur brenda është sepse dua të sigurohem që gratë të mos më afrohen.
Një nga fqinjët e tij tha në një intervistë për Afrimax se:
Kur ne përpiqemi ta ndihmojmë, ai nuk dëshiron që ne t’i afrohemi apo të flasim me të. Në vend të kësaj, ne i japim gjëra duke ia lënë në shtëpinë e tij. Ai nuk na lejon t’i afrohemi, por atë që ne i ofrojmë, ai gjithsesi e merr nga distanca.
Nzamwita duket i kënaqur me këtë mënyrë jetese. Ai shprehet se:
Mënyra se si jetoj më mjafton. Nuk kam menduar kurrë të kem një grua dhe jam shumë mirë pa të. Nuk dua femra rreth meje sepse më trembin shumë.