Lifestyle Travel

Njihuni me trendin e ri të udhëtimeve natyrore!

Northumberland po shndërrohet në destinacionin kryesor të Mbretërisë së Bashkuar për ata që duan të largohen nga drita e qytetit dhe të zhytën në qiellin e natës. Me pyjet më të mëdha të Anglisë dhe një nga qiellin më të pastër në Evropë, kjo zonë ofron një përvojë unike për vëzhgimin e yjeve.

Observatori, një strukturë druri mbi shtylla me stil skandinav, është një nga vendet më të mira në Britani për të parë yjet. 12 vjet më parë, pjesa më e madhe e Northumberland National Park dhe pylli Kielder u shpallën Dark Sky Park. Ndotja e dritës është minimale dhe bashkëpunimet me autoritetet lokale e mbajnë të tillë, duke ofruar një pamje të pabesueshme të qiellit. Në observator, astrofotografi Dan Monk prezanton vizitorët me teleskopët më të avancuar, disa prej tyre vlerësohen deri në 30 mijë funta. Që nga hapja e tij, Kielder ka kaluar nga disa evente në muaj në mbi 700 evente në vit, duke tërhequr të apasionuarit e astronomisë dhe amatorët.