Aktualitet

Njoftimi i rëndësishëm nga policia: “Vetëdeklaro online lëvizjen me mjet”!

Policia ka bërë një njoftim të rëndësishëm për ata që duan të lëvizin me mjete private. Ky deklarim është vetëm për mjetet private, për oraret 06:00-08:00 dhe 16:00-17:00, që duan kryesisht të lëvizin për në punë! Linku me formularin e vetëdeklarimit është i publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në këtë link:https://www.asp.gov.al/covid-19-vetedeklaro-levizjen-me-automjet/. Klikohet mbi linkun: “Covid-19” – Vetëdeklaro lëvizjen me automjet!, plotësohet formulari i vetëdeklarimit dhe në fund të formularit klikohet butoni “SUBMIT”.

Pas këtij veprimi do ju shfaqet konfirmimi dhe formulari i plotësuar i dërgohet qytetarit qe e ka plotësuar, në adresën e email-it të deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Formularin që do t’ju vijë në email, printojeni dhe vendoseni mbi kroskotin e makinës, te xhami i parë për t’ia treguar punonjësve të Policisë. Kujdes, ky link është vetëm për ata që duan të shkojnë në punë dhe vetëm për oraret e lejuara të bëra publike 06:00 deri 08:00 të mëngjesit dhe 16:00 deri në 17:00 të pasdites.