Showbiz

Nominohet në “Emmy Awards” pas 11 vitesh, Jennifer Aniston ndan emocionet me fansat

Ylli hollivudian Jennifer Aniston ka patur një ndër ato mëngjese ku është zgjuar e lumtur dhe plot me energji pozitive.

Kjo ndodhi pasi aktorja 51-vjeçare mësoi se ishte nominuar në “Emmy Awards” në kategorinë “Artistja më e mirë në rol kryesor” për serialin e shumëpërfolur “The Morning Show”.

Kjo është hera e parë pas 11 vitesh që Aniston nominohet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Gjatë gjithë karrierës së saj ajo ka marrë 7 nominime.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ajo u shpreh se ndihet e nderuar që do të jetë pjesë e eventit dhe tani i duhet të vendosë se çfarë maske do të veshë që të duket sa më bukur.