Lando Norris triumfoi në Çmimin e Madh të Monako-së në Formula 1, suksesi i dytë këtë sezon, pas atij në Australi. Piloti anglez i McLaren, i cili u nis nga ‘pole-position’, arriti ta ruante kreun edhe në garën e sotme duke u afruar ndjeshëm në renditjen e përgjithshme për pilotë me shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri, që përfundoi i treti (australiani i McLaren është vetëm 3 pikë më shumë se Lando Norris, i cili tani në favor ka entuziazmin e fitores së fundit).
Në vendin e dytë e mbylli piloti monegask i Ferrarit, Charles LeClerc. “Piloti i shtëpisë”, pas garës, pati keqardhje që humbi ‘pole-position’ në prova.
LEXO EDHE: Superparakalimi ndaj Piastrit, Verstappen: Ja si e realizova!
Vendi i 4 për kampionin Verstappen, i cili pit-stopin e dytë vendosi ta bënte vetëm në xhiron e fundit, duke ndjekur një strategji të veçantë, por që nuk i krijoi ndonjë favor. Vetëm vendi i pestë për Hamilton, me pilotin e Ferrait që nuk arriti të mbronte as vendin e 4-rt, nga ku u nis.
Formula 1 përcillet ekskluzivisht në DigitAlb.