Nëse doni ta kuptoni më mirë partnerin tuaj, një mënyrë interesante është ta shikoni me kujdes shputën e tij. Gishtat e këmbëve mund të tregojnë shumë për karakterin e tij, dhe ekspertët sugjerojnë se kjo mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë personalitetin e tij para se të angazhoheni më shumë.
Gishti i madh
Nëse gishti i madh është më i gjatë se gishtat e tjerë, ai tregon se mashkulli është inteligjent dhe krijues. Por, nëse gishti i madh është më i shkurtër, nuk do të thotë se ai është më pak i zgjuar, por ka aftësi të mëdha organizative dhe është i aftë për punë në grup.
Gishti i dytë
Kur gishti i dytë është më i gjatë se gishti i madh, ai tregon një person që pëlqen të marrë vendime dhe të udhëheqë. Nëse gishti i dytë është më i shkurtër, tregon një person që jeton në harmoni me të tjerët dhe nuk ka nevojë për vëmendjen e tepërt.
Gishti i tretë
Gishti i tretë është një tregues i përkushtimit dhe energjisë. Nëse ky gisht është i gjatë, partneri mund të jetë i fokusuar në karrierë dhe suksesshëm. Në të kundërt, një gisht më i shkurtër tregon një natyrë më romantike dhe të shijuar të jetës.
Gishti i katërt
Ky gisht tregon lidhjen me familjen. Nëse gishti është më i gjatë, partneri është shumë i lidhur me familjen dhe fëmijët. Një gishti i shkurtër mund të tregojë se lidhja me familjen nuk është prioritare për të.
Gishti i vogël
Nëse gishti i vogël lëviz shumë, partneri mund të ketë një natyrë më arrogante dhe dominues, duke pasur një ego të fortë që mund të jetë e vështirë për t’u menaxhuar.
Të njohësh partnerin përmes gishtëve të këmbëve mund të jetë një mënyrë e pazakontë për të zbuluar disa aspekte të karakterit të tij!