Health & Beauty Lifestyle

Ora kur zgjohesh mund të zbulojë shumë për personalitetin tënd?

Zgjohemi herët për shkak të punës apo detyrimeve familjare, por çfarë ndodh kur jemi në pushime dhe ora e ziles nuk na detyron të çohemi? Sipas një artikulli nga “YourTango”, që mbështetet në studime shkencore, orari natyral i zgjimit mund të tregojë shumë për karakterin tonë.

Ora 06:00 – Njerëz të përgjegjshëm dhe pozitivë

Ata që zgjohen në këtë orë janë zakonisht të organizuar dhe të motivuar. Hulumtimet kanë treguar se janë më të prirur për të pasur një qasje optimiste ndaj jetës dhe shpesh arrijnë rezultate të larta në testet që matin përgjegjësinë.

Ora 07:00 – Ekuilibër mes punës dhe jetës sociale

Kjo orë zgjimi shoqërohet me persona që e vlerësojnë organizimin, por nuk heqin dorë nga shoqëria dhe koha e lirë. Sipas një studimi të botuar në “Journal of Personality and Social Psychology”, këta individë janë shpesh ekstrovertë dhe aktivë.

Ora 08:00 – Krijues dhe të relaksuar

Të zgjohesh në këtë orë është karakteristikë e njerëzve me mendje të hapur dhe të prirë ndaj krijimtarisë. Ata preferojnë të fillojnë ditën me qetësi dhe të punojnë me ritmin e tyre, duke kërkuar një balancë mes produktivitetit dhe mirëqenies.

Ora 09:00 – Mendjehapur dhe të pavarur

Ata që zgjohen më vonë janë shpesh persona që vlerësojnë lirinë, mendimin alternativ dhe përvojat e reja.

Sipas “Psychological Science”, këta “bufë nate” janë kreativë dhe të prirë ndaj aventurave, megjithëse nuk ndjekin normat tradicionale të produktivitetit.

Pas orës 09:00 – Të shoqërueshëm dhe aventurierë

Zgjimi i vonshëm lidhet me njerëz të relaksuar, që kërkojnë stimuj socialë dhe përvoja të reja. Ata ndihen më energjikë gjatë ditës dhe preferojnë të jetojnë me ritmin e tyre, larg rutinave strikte.

Kujdes nëse zgjoheni shumë herët pa fjetur mjaftueshëm

Ekspertët paralajmërojnë se nëse çoheni sistematikisht herët pa pushim të plotë, kjo mund të jetë sinjal për probleme si ankthi apo depresioni – prandaj është mirë të konsultoheni me një specialist nëse kjo vazhdon.