Takimi me njerëz të rinj është një mundësi e shkëlqyer për të zgjeruar horizontet dhe për të krijuar marrëdhënie të reja.
Çdo person i rëndësishëm në jetën tonë, qoftë mik, shef, koleg, partner apo i njohur, ka nisur dikur si një i huaj, dhe asnjëherë nuk e dimë nëse do të krijojmë një lidhje të fortë me ta, kur i takojmë për herë të parë.
Për të kuptuar më mirë dikë, është e vështirë të merrni një pamje të plotë të personalitetit të tij që në fillim, përveç nëse keni ndonjë aftësi speciale që mund t’ju ndihmojë të kuptoni menjëherë llojin e tij të karakterit.
Edhe pse mund të marrim disa informacionet mbi një person kur fillojmë të bisedojmë me të, shpesh ato nuk na japin një pasqyrë të plotë të kush është ai në të vërtetë.
Megjithatë, sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Nebraskës, ekziston një pyetje që mund të ndihmojë shumë në zbërthimin e personalitetit të dikujt.
Nëse dëshironi të kuptoni më shumë për dikë, një pyetje që mund të zbulojë shumë është:
Çfarë mendon ai për dikë tjetër?
Kjo pyetje, sipas kërkimeve, mund të shfaqë shumë rreth karakterit të personit. Studimi tregoi se njerëzit shpesh shohin karakteristikat që kanë tek të tjerët. Për shembull, një person egoist ka tendencën të shohë të njëjtat cilësi negative tek të tjerët, ndërsa një person më i sjellshëm dhe pozitiv mund të dallojë më shumë cilësi të mira te të tjerët.
Studimi i Universitetit të Nebraskës zbuloj gjithashtu se, sa më pozitive të jenë gjykimet për të tjerët, aq më të lumtur dhe të stabilizuar emocionalisht janë pjesëmarrësit.
Në anën tjetër, ata që shohin vetëm negative tek të tjerët janë shpesh individë më egoistë dhe kanë tendenca për sjellje antisociale.
Kjo mund të jetë një shenjë që ata që shohin gjithçka në një dritë të errët, mund të kenë probleme me depresionin ose çrregullime të tjera psikologjike.
Përmes mënyrës si gjykojnë dhe perceptojnë të tjerët, mund të kuptoni shumë rreth personalitetit të dikujt, pasi shpesh këto mendime pasqyrojnë vetë karakteristikat e tyre.