Jeta private e Kim Kardashian ka qenë plot sfida, veçanërisht që nga divorci i saj nga Kanye West. Në një paraqitje të fundit në podcast-in “Call Her Daddy”, ylli televiziv dhe sipërmarrësja ka folur sinqerisht për kohërat e trazuara, përfshirë shpërthimet publike të reperit ndaj të dashurit të saj të atëhershëm, Pete Davidson. Kim kujtoi videoklipin e vitit 2022 të Kanyet për këngën “Eazy”, në të cilin reperi rrëmben dhe varros të gjallë komedianin.
“Kjo më trishtoi shumë”, pranoi Kim, 44 vjeçare. “Ishte vërtet e padrejtë ndaj tij. Dhe më erdhi shumë keq për të”. Edhe pse incidenti e mërziti, ajo shtoi se komediani, me të cilin kishte qenë në lidhje prej nëntë muajsh, e kishte përballuar çuditërisht mirë. “Ai ishte një djalë kaq i shkëlqyer që thoshte: ‘Gjithçka është nën kontroll, mos u shqetëso, gjithçka është mirë’ ose të paktën kështu vepronte”, kujtoi ajo. “Duhet të jetë e tmerrshme të vihesh në atë pozicion”.
Kim, e cila ka katër fëmijë me Kanye zbuloi se prania e reperit në jetën e saj ka ndikuar edhe te partnerë të tjerë të mundshëm. “Kishte raste kur i afrohesha dikujt dhe pastaj thosha, ‘Prit, prit, prit, prit, nuk dua të merrem me ish-in tënd'”, tha ajo. Një temë tjetër u ngrit gjatë paraqitjes së Kim Kardashian në podcast-in “Call Her Daddy”, ku prezantuesja Alex Cooper e pyeti se sa shpenzon për bukurinë çdo vit. Kardashian pranoi se shuma është “shumë”, por nuk ishte e sigurt saktësisht se sa. Kur u pyet nëse ishte një shumë gjashtëshifrore apo shtatëshifrore, ajo tha se nuk ishte e sigurt. “Në fakt duhet ta di këtë… mund të jetë një milion dollarë”, spekuloi ajo. Pranoi se nuk mendon shumë për çmimet në përgjithësi. “Dua të them, nuk kam idenë se sa kushtojnë, le të themi, gjërat e thjeshta. Do të doja të dija pak më shumë se sa kushton, le të themi, një kuti qumështi”.-tha Kim.